Cookies janë skedarë të vegjël që një faqe interneti ruan në pajisjen tuaj. Sipas nenit 158, pikat 6 dhe 7, të Ligjit nr. 54/2024 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, informacion në pajisjen tuaj ruajmë ose lexojmë vetëm me pëlqimin tuaj, përveç atij që është i domosdoshëm për shërbimin që kërkoni. Këtu shpjegojmë çfarë përdor magusgroup.al dhe si e bëni zgjedhjen. Për mënyrën si përpunojmë të dhënat personale, shihni Politikën e privatësisë.
Të domosdoshme (pa pëlqim)
Pa to faqja dhe formulari i kontaktit nuk funksionojnë:
- magus-group-session (Magus Group Albania): mban sesionin teknik të vizitës suaj. Skadon 2 orë pas veprimit të fundit.
- XSRF-TOKEN (Magus Group Albania): mbron formularët nga dërgimet e falsifikuara. Skadon 2 orë pas veprimit të fundit.
- mg_site_access (Magus Group Albania): vendoset vetëm për personat të cilëve u japim një lidhje aksesi kur faqja është në mirëmbajtje, që ta shohin faqen. Skadon pas 12 orësh.
Në shfletues ruajmë edhe dy preferenca, në hapësirën lokale (localStorage) e jo si cookies, të cilat nuk na dërgohen: mg-consent, zgjedhja juaj për cookies, që të mos ju pyesim në çdo faqe, dhe mg-mode, modaliteti i errët ose i ndritshëm që zgjodhët. Mbeten derisa t’i ndryshoni ose t’i fshini.
Analitika (vetëm me pëlqim)
Nëse e pranoni këtë kategori, përmes Google Tag Manager ngarkojmë mjete që tregojnë si përdoret faqja, që ta përmirësojmë:
- Google Analytics 4 (Google Ireland Ltd.): cookies _ga dhe _ga_*, deri në 2 vjet.
- Microsoft Clarity (Microsoft Ireland Operations Ltd.): cookies _clck (1 vit) dhe _clsk (1 ditë), si dhe CLID dhe MUID në domenet e Microsoft (1 vit). Clarity regjistron klikimet dhe lëvizjet në faqe dhe e fsheh tekstin që shkruani në formularë.
Nëse nuk e pranoni, këto mjete nuk vendosin cookies në pajisjen tuaj.
Marketingu (vetëm me pëlqim)
Aktualisht nuk përdorim mjete marketingu ose reklamash në këtë faqe. Nëse i shtojmë, do të ngarkohen vetëm nëse e pranoni këtë kategori dhe do t’i rendisim këtu përpara se t’i përdorim.
Videot nga palë të treta
Videot e YouTube dhe Vimeo në artikuj ngarkohen në mënyrën me privatësi të shtuar (youtube-nocookie.com dhe Vimeo me “Do Not Track”). Kur luani një video, ofruesi mund të ruajë informacion në pajisjen tuaj sipas politikës së vet.
Platformat tona
Magus ID, Magus Hub, Magus Pay dhe Magus Social përdorin vetëm cookies të domosdoshme: për t’ju mbajtur të identifikuar, për të mbrojtur formularët dhe, nëse e zgjidhni, për të kujtuar një pajisje të besuar për verifikimin me dy hapa (deri në 30 ditë). Nuk përdorin cookies analitike ose reklamash.
Si e bëni ose e ndryshoni zgjedhjen
- Në vizitën e parë zgjidhni “Prano të gjitha”, “Vetëm të domosdoshmet” ose “Zgjidh” për t’i caktuar kategoritë një nga një.
- Zgjedhjen mund ta ndryshoni në çdo kohë nga “Cilësimet e cookies” në fund të çdo faqeje; tërheqja e pëlqimit është po aq e lehtë sa dhënia e tij.
- Mund t’i fshini ose t’i bllokoni cookies edhe nga cilësimet e shfletuesit. Nëse bllokoni të domosdoshmet, formulari i kontaktit mund të mos funksionojë.
Kontakt
Për pyetje rreth cookies: per@magusgroup.al · Magus Group Albania shpk, NIPT L92228018L, Linzë, Nd. 30, H. 31, Ap. 52, Dajti, 1040, Tiranë.
Përditësuar më 4 tetor 2026